Stafi ynë

Lindur me 29.06.1955, në fshatin Perlat i Eper, Lagjia Dodbibaj, Komuna Kthellë, Mirditë                   1962-1966, kreu shkollen fillore 4-vjecare (1962-1966) ne Tharri, Selite.

1966-1970 e kreu në shkollën 8 vjecare Shebe.

1970-1974  kreu te mesme mjeksore ne shkollën “Jani Minga” Vlore,, ku diplomohet si Ndihmes mjek-stomatolog.

1974-1978, Studioi ne Universitetin Shteteror te Tiranes, Fakulteti i Mjekesise, Dega Stomatologji

Ne vitin 1979, kryen stazhin profesional 1 vjecar ne Polikliniken dentare ne Rreshen

Ne vitin 1979, Diplomohet si Mjek Stomatolog.

Nga viti 1979-1988, punon ne Kliniken Dentare Perlat, si mjek stomatolog i zonës dhe qendrës gjeologji-miniera.

Nga viti 1989-1991, ne Universiteti i Tiranes, kryen specializimin pas universitar nespecialitetin terapi stomatologjike.

Ne vitin 1990, mbron provimin pas-universitare, Kirurgjine Stomatologjike, Ortopedine Stomatologjike dhe Filozofine.

Nga viti 1991-1994, punoi ne polikliniken shteterore te qytetit te Rresheniit, si mjek stomatolog endodont.

Ne vitin 1994, Dr. Pal Dodaj themeloj , hapet kliniken private stomatologjike “Mirdita Dental”         

Ne vitin 1999, Hapet filiali nr.2 i klinikes “Mirdita Dental”, lagjia Laprake, Rruga Durresit, Tirane.

Ne vitin 2000, mbyll aktivitetin filialin nr.1 ne qytetin e Rreshenit dhe zgjerova aktivitetin ne Tirane. 

Ne vitin 2004, zgjeroi aktivitetin, si poliklinike dentare me kompleksshërbimesh: 

 1.Kabineti i diagnostikues (Radiologji Dentare)  2. Kabineti i terapisë dhe endodotise 3. Kabineti i Kirurgjise dhe Implanto-Protezes    4. Kabineti i Protetikes Dentare dhe 5. Laborator Dentar                            Ne vitin 2005 poliklinika “Mirdita Dental” bashke me laboratorin “New Dental” instalojnë per here te pare ne Shqiperi teknologjine CAD-CAM,  nje hap i madh per protetiken ne vendin tone, sistemi i dizejnimit me kompjuter 3shape dhe frezimi me sistemin Wieland Zenotec (Imess iCore). 

Ne vitin 2010 hapet kabineti i ri me shërbimin Ortodonci Fikse,trajtimi i anomalive Maksilo-Facile. 

Ne vitin 2012, klinika “Mirdita Dental”.përzgjidhet ne 100 bizneset elitare kombetare me rastin e 100 vjetorit te pavarësisë Kombetare (shif Albumin: Elita e Biznesit Elita e Shoqerise).  Ne vitin 2015, Klinika Mirdita Dental vendos sistemin e ri CAD-CAM nga kompania boterore Sirona per klinikat Cerec InLab me skanerin intraoral Omnicam duke realizuar punimet protetike me nje cilësi me te avancuar përmes qeramikës te Disilikat Litiumi, E-max dhe punimeve komplekse mbi implante.   

Sot ushtron aktivitetin e plote si poliklinike dentare me te gjitha aktivitet e lartpërmendura ku per vec titullarit Pal Dodaj, shërben edhe Dr. Eriold Dodaj dhe Dr. Blerta Dodaj si specialiste ne fushat e tyre. Siperfaqja e ambientit me 3 kabinete dentare , dhe 1 kabinet radiologjik dhe laboratori i protetikes dentar. Jam anetar i shoqates stomatologjike shqipetare qe nga krijimi i saj ne 1995 dhe i urdherit te mjekeve shqipetare qe nga themelimi (199?).

Jam anetar i shoqates ANDSh qe nga viti 2007.                                                                      

 Ne vitin 2019, nga Bashkia Mirdite, vleresohet poliklinika “Mirdita Dental” me certifikaten “mirënjohje” per cilesine e larte dhe kontributin 25 vjecar ne sherbim te publikut.  Nisur nga rezultatet me date 06/6/2019, nga Keshilli Kombetar i Urdhrit te Stomatologut te Shqiperise, vlereson Dr Pal Dodaj me titullin “mirenjohje” per kotributin 40 vjecar, per zhvillimin e sherbimit stomatologjik, dhe etike te shkelqyer ne sherbimin dentar shqiptar.

Dr. Gjin Daci

Terapi, Asistence kirurgjikale

Frida Fuga

Asisente dentare, higjeniste dentare

Ilda Doci

Asistente dentare, higjeniste dentare,

Amarildo Shuli

Laborant dentar, qeramist, dizenjues CAD CAM,

Hernis Shuli

laborant dentar, dizenjues CAD CAM,