Shërbimet

Në klinikën tonë ofrohen trajtime nga më të thjeshtat deri në ato më komplekset, si:

  • Rigjenerativa dhe rikonstruksione në niveleve kockore të humbura me qëllim vendosjen e dhëmbeve mbi implante.
  • Trajtime të infeksioneve dentare në nivelin e rrënjëve me qëllim ruajtjen e dhëmbeve.
  • Trajtime ortodontike komplekse për fëmijet e të rriturit
  • Përvojë e pasur me probleme komplekse ortodontike.
Implantologji

Implantologjia është një degë e stomatologjisë kushtuar implanteve dentare. Implanti dentar është një rrënjë artificiale e dhëmbit që futet në kockën e nofullës (ose maxilla ose mandibula). Janë të ndërtuara me material nga ose aliazh titaniumi.

Kirurgji Regjenerative

Kirurgjia regjenerative vihet ne pune ur kocka ose indet e buta që mbështesin dhëmbët janë shkatërruar ose komprometuar për shkak të sëmundjes së gjerë periodontale. Këto procedura mund të ndihmojnë në kthimin e disa prej dëmtimeve të bëra në kockën tuaj duke rigjeneruar kockën dhe indet e humbura.

Kirurgji Orale

Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral dhe  kryen nga mjeku stomatolog i specializuar ne kete fushe.disa nga ndërhyrjet. Biopsia, Ekstraksionet e dhëmbëve dhe rrënjëve të mbetura, Drenimi i abseseve, Apicektomi, heqja e kisteve, etj.

Ortodonci

Ortodoncia eshte ajo pjese e dentistrise qe merret me drejtimin ose levizjen e dhembeve duke permiresuar estetiken dhe funksionin e nufulles dhe dhembeve. Trajtime ortodontike komplekse për fëmijet e të rriturit.

Endodonti

Endodontia nga vete perberja e fjales “end-odont” qe do te thote “brenda dhembit” eshte nje shkence mjeksore ne fushen e stomatologjise qe ka per qellim indet e buta ne brendesi te dhembit,patologjite e lidhura me to dhe trajtimet perkatese.

 
Protetikë

Dentistria protetike zëvendëson dhëmbët që mungojnë. Protetika fikse përfshin punën e kurorës dhe urës e cila është çimentuar përgjithmonë në dhëmbë natyralë ose implantet. Protetika (protezat e levizshme) përfshin protezat e plota dhe protezat e pjesshme. 

CAD/CAM

CAD / CAM është një fushë e stomatologjisë dhe protetikës.Përdoret për të përmirësuar hartimin dhe krijimin e restaurimeve dentare,kurora, ura fikse, restaurime të mbështetura nga implante, protezat (të heqshme ose fikse) dhe pajisjet ortodontike.

Estetike

Dentistria Estetike  përdoret për t’iu referuar çdo pune dentare që përmirëson pamjen, të dhëmbëve, mishrave dhe kafshimit. Ai kryesisht përqendrohet në përmirësimin e estetikës dentare në ngjyrën, pozicionin, formën, madhësinë, shtrirjen dhe pamjen e përgjithshme të buzëqeshjes.

Aparat Gerrhitje

Pajisjet dentare kundër gërhitës, siç  janë treguar se luajnë një rol efektiv në menaxhimin e pacientëve me gërhitës të thjeshtë dhe OSA. Pajisjet MAS funksionojnë duke mbajtur nofullën e poshtme në vend, duke parandaluar që ajo të bjerë prapa dhe të pengojë rrugët e ajrit.

Profilaksi

PROFILAKSIA: Mbushje profilaktike ( silanime ) ,Pastrim i gurezave, Pastrim i cipave te dhembeve me rere, Flourizime, Llakime te dhembeve me mbindjeshmeri, Shina profilaktike.

Periodontologji

Parodontologjia është ajo dega e stomatologjisë që merret me parandalimin, diagnozën dhe kurimin e sëmundjëve të aparatit mbështetës të dhëmbit si gingiva dhe kocka.

 
Grafia (Panoramex)

Grafia dentare (radiografitë) janë imazhe të dhëmbëve që dentisti përdor për të vlerësuar shëndetin oral. Këto rreze X përdoren me nivele të ulta rrezatimi për të kapur imazhe të brendshme të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Kjo mund të ndihmojë dentistin për të identifikuar problemet, siç janë zgavrat, prishja e dhëmbëve dhe dhëmbët te impaktuar.

Raste Klinike

Të gjitha fotot janë punë e klinikës sonë!

 Ne punojmë në bashkëpunim me ju për të përcaktuar nevojat tuaja individuale, dhe qëllimi ynë është t’ju ofrojmë trajtimin më të mirë të mundshëm dhe buzëqeshjen që dëshironi. Shikoni në galerinë tonë për të parë fotografitë para dhe pas, shumë prej procedurave që ne ofrojmë këtu!

Fotot e demostruara jane nje paraqitje e shkurter e galerise. Shtypni Shiko Te Gjitha te butoni poshte, per me shume detaje per secilin rast.

Ju mund të na vizitoni e kontaktoni edhe në faqet tona sociale.

 Telefono tani: +355 672082216