Pac. K.Sh 20 vjec,

– Kafshim i hapur deri te dhemballet e para

– fytyre e gjate, adenoidea

– deficence trasversale e nofulles se siperme

– kendi goniak i hapur

– kl. 2 dentare

– post rotacion i mandibules (rotacion orar)

– grumbullime ne zonen kanin-premolar

– nga anamnesa e pergjithshme pacienti eshte subjekt epileptik

kliko fotot

 

Trajtimi ortodontik planifikohet dhe nisen si nje rast qe duhej te shoqerohej me kirurgji ortognatike. Pas disa kohesh nen trajtim na kerkohet qe te braktisnim opsionin kirurgjikal per arsye shendetesore dhe psikologjike. Me riplanifikimin e trajtimit u vendos qe te ekstraktoheshin premolaret e dyte te nofulles se siperme pasi kjo ndihmon ne mbylljen e kafshimit.

Per te ndihmuar ne mbylljen e hapesires se ekstrasioneve vetem duke distalizuar dhembet frontale e ne te njejten kohe mbylljen me teper te kafshimit te hapur, jane vendos mes dhemballeve 2 mini implante ne menyre qe te mos kishim spostim mezial te dhemballeve. Pas rreth 4 muajsh ne trajtim ortodontik vetem me ankorim passiv u aplikua nje force intruduese aktive per dhemballet. Pas nje muaji njeri nga mini implantet levizi per shkak te rrenjeve qe shkuan ne kontakt me mini implantin.

Per te shmangur kete problem, u vendos 1 mini implant ne suturen mediane dhe nje force intrusive u aplikua te molaret e dyte per rreth 6 muaj. Pastaj, pas rreth 4 muaj pa asnje force intruduese u aplikua nje force intruduese tjeter te molaret e pare per rreth 6 muaj derisa u arrit nje mbi intrusion te segmenti posterior dhe mbylljen totale te segmentit anterior. Pas kesaj faze eshte vazhduar me korrektimin e okluzionit anterior dhe posterior, korrektimin e torkut te segmentit anterior dhe stabilizimin e dhemballeve. Pacienti eshte mbajt per njefare kohe nen kontroll para se te debondohej per te shmangur mundesine e ndonje relapsi.

Ne perfundim eshte arrit te mbyllej kafshimi i hapur skeletal dhe te kemi nje relacion OB dhe OJ prej 2mm, nje raport klase I kanine, nje vije mediane relativisht te drejte.

Ju mund të na vizitoni e kontaktoni edhe në faqet tona sociale.

  Kthejmë përgjigje menjëherë!
Cakto një datë pèr vizitë dhe konsultë tani! 

 Telefono tani: +355 672082216